Ronaldo është duke kaluar një nga momentin e tij më të vështira në karrierë, e kjo pasi portugezi nuk po arrinë të marrë minuta me Manchester United.
Lënia në stol gjatë gjithë ndeshjen nuk përtypet lehtë nga 5 herë fituesi i “Topit të Artë” i cili në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham u largua ende pa mbaruar ndeshje duke mos pranuar të futet në fushë në minutat e fundit.
Kjo sipas teknikut Ten Hag nuk është hera e parë, e për këtë arsye ai është dënuar me përjashtim nga skuadra për ndeshjen me Chelsea dhe stërvitje me ekipin U-21.
Cristiano Ronaldo went to the tunnel before the game ended against Tottenham ?
(via @TelemundoSports)pic.twitter.com/nYwKlpKiSd
— B/R Football (@brfootball) October 19, 2022
Rreth kësaj situata ka folur edhe bashkëkombasi i tij Nani, i cili normalisht ka dalë në mbrotje të tij duke u shprehur se Cristiano është një profesionist i madh.
“Nuk e pashë atë situatë, nuk e di se çfarë ndodhi, por ndoshta i duhej të shkonte në banjë. Të gjithë e dinë se CRISTIANO ëshë një profesionist i madh, ai punon shumë për të luajtur dhe ndoshta është frustruar sepse nuk është një nga zgjedhjet e trajnerit. Ndoshta dhe kanë lënë të largohet, nuk e di”, është shprehur Nani./albeu.com