CR7 e quajti “miu”, Rooney thyen heshtjen duke reaguar

Në intervistën e tij të famshme, Ronaldo ka reaguar ndaj kritikave të ish-shokut të tij të ekipit, Rooney, por edhe të Neville.

Ronaldo tha se nuk mund t’i kuptonte kritikat dhe se ata nuk ishin më miqtë e tij, përpara se të etiketonte Rooney-n si “miu”. Për këtë gjë, Rooney ka reaguar gjatë një interviste në një event në Dubai.

“Epo, dëgjoni, Cristiano është një lojtar fantastik dhe, siç e kam thënë më parë, ai dhe Messi janë dy lojtarët më të mirë në botë.

Dhe, përsëri, nuk është një kritikë. Ajo që kam thënë është se mosha na vjen të gjithëve, dhe Ronaldo padyshim po e ndjen këtë. Natyrisht, ai ka bërë një intervistë, dhe është bërë virale, dhe është e çuditshme, disa nga komentet e tij janë të çuditshme.

Por unë jam i sigurt se Manchester United do të merret me të pasi të ketë parë intervistën e plotë dhe ata do të ndërmarrin çfarëdo veprimi që duhet”, është shprehur Rooney./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 18.11.2022 14:48