U fut në fushë për të ndërprerë ndeshjen, i riu e pëson keq (VIDEO)

Në ndeshjen mes Chelsea dhe Juventus në kuadër të Ligës së Kampionëve për femra ndodhi një gjë e pazakontë.

Një djal i ri u fut në fushë duke tentuar të ndërpresë takimin me telefon në dorë për të bërë një video.

Por ai u ndalua nga futbollistja Sam Kerr, e cila filloi të vraponte pas tij dhe e goditi atë në krahë duke e rrëzuar në fushë.

Pas kësaj ngjarje ndeshja u zhvillua normalisht dhe u mbyll pa gola.

Chelsea mban vendin e parë me 11 pikë në Grupin A në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 9.12.2021 16:58