U dëmtua në përballjen ndaj Osasuna, ylli i Barcelonës humb finalen ndaj Real Madrid

Pritej fitorja dhe ajo erdhi. “Katalanasit” e Barcelona kanë arritën të triumfonin në gjysmë-finalen e Superkupës së Spanjës, teksa në “KSU Stadium”, të Rijadit kanë mposhtur, me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke arritur kështu, finalen e madhe të këtij kompeticioni, që do të zhvillohet mbrëmjen e 14 janarit, ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo jo gjithçka shkoi “vaj”, për kampionët në fuqi të Spanjës.

Në fundin e pjesës së parë, braziliani Raphinha pësoi një dëmtim, që e detyroi menjëherë të linte fushën e blertë dhe këtë të premte konfirmuan se braziliani ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë, duke humbur kështu mundësinë për të marrë pjesë në “El Clasico”-n e së dielës.

Raphinha ndjeu dhimbje në bicepsin femoral të këmbës së majtë, në fundin e pjesës së parë, në sfidën gjysmë-finale të Superkupës ndaj Osasuna dhe u zëvendësua nga super talenti, Lamine Yamal dhe tashmë na mbetet veçse të presim për të parë sesa e gjatë do të jetë mungesa e “yllit” brazilian, jashtë fushave të blerta. /abcnews.al


Shtuar 12.01.2024 17:03