“Virusi FIFA” ka prekur edhe Manchester City-n. Në perballjen e djeshme mes Anglisë dhe Gjermanisë në “Ëembley”, qendërmbrojtësi i “Tre Luanëve” John Stones la fushën për shkak të një dëmtimi në minutën e 37.
28-vjeçari ka pësuar një dëmtim të kofshën e djathtë dhe nuk do të i jetë i gatshëm për Guardiolan për derbin e Manchesterit të dielën. Jo vetëm kaq, gjerat janë edhe më rëndë, pasi lojtari rrezikon edhe Kupën e Botës.
Stones do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Kujtojmë që mbrojtësi është një pikë referimi sipër “citizens”, ashtu edhe për kombëtaren angleze./albeu.com