U dëmtua ndaj Tottenham, Xhaka jashtë fushave për 6-8 javë

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka pësoi një dëmtim në përballjen ndaj Tottneham të fituar me rezultatin 3-1 dhe mësohet se ai do të qëndrojë jashtë fushave për 6 deri në 8 javë.

Xhaka pas një “aksidenti” me Lucas Moura dhe ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm të gjurit.

Mesfushori ishte shumë pranë largimit nga Arsenali në merkaton që lam pas, me Moutinhon që e priste krahë hapur, por tani ai është ndër lojtarët kryesorë të Mikel Artetas. /albeu.com


Shtuar 28.09.2021 14:52