U dëmtua me Belgjikën, Hazard rikthehet në Madrid

Federata belge ka lënë të lirë Hazard pas dëmtimit që pësoi kundër Francës dhe lojtari tashmë po shkon në Madrid, ku do të kryejë  shërbimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e saktë të lëndimit, raporton Marca.

Lojtari belg u largua nga stadiumi i Juventusit  në minutën e 75-të në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve UEFA kundër Francës.

Alarmi në Real Madrid tashmë ka nisur, megjithatë duhet parë shkak e dëmtimit. /albeu.com/


Shtuar 8.10.2021 21:22