U arrestua një ditë më parë në Kukës, çfarë po ndodh me Ballist Morinën?

Ditën e djeshme Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e supertifozit të Kombëtares, Ismail Morina në qytetin e Kukësit.

Morina kishte një urdhër arresti, pasi ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Mësohet se disa orë pas arrestimit, Ismail Morina është dërguar në Durrës.

Në dëshminë e tij pas arrestimit ai është shprehur se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe./albeu.com