Brighton mposht me përmbysje kampionët e Manchester City-t (VIDEO)

Brighton ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në javën e parafundit në Premier League, duke fituar 3-2 ndaj Manchester City.

“Qytetarët” e filluan mjaft mirë këtë ndeshje, por dështuan të mbajë avantazhin e dyfishtë.

Ikay Gungodan zhbllokoi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 2-të. Joao Cancelo u ndëshkua me të kuq në minutën e 10-të, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë. Phil Foden dyfishoi avantazhin për Man Cityn, ndërsa Torssard shënoi golin, i cili mendohej fillimisht të ishte i nderit.

Megjithatë, Brighton arriti që me shumë sukses të shënojë edhe dy herë të tjera, Webster A. 72’ dhe Burn D. 76, për të marrë 3 pikë të plota.

Kjo fitore nuk është se vlente diçka, pasi City është shpallur kampion kurse Brighton ka siguruar mbijetesën.


Shtuar 18.05.2021 23:15