Tuchel do Lukakun te Chelsea, Interi nuk e lëshon nën 100 milion euro

Ishte pika e referimit për Antonio Conten në majën e sulmit dhe gjithashtu tekniku i ri i zikaltërve Simone Inzaghi i cili nuk është zyrtarizuar ende shpreson që Romelu Lukaku të vazhdojë të jetë pjesë e skaudrës. Peshën më të madhe të sulmit të Interit në këto dy vite e ka marrë mbi supe pikërisht shtatlarti belg dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të 19 kampion të zikaltërve e ka Lukaku.

Interi i sezonit të ri do të nisë me Inzaghin dhe trajneri ka dashur që të ketë një takim me sulmuesin pikërisht për t’ia bërë të qartë sesa shumë i rëndësishëm është ai. Bashkë me Lautoron të dy kanë patur një bashkëpunim të shkëlqyer, por Interi duhet të bëjë kujdes pasi për belgun Chelsea është gati të bëjë çmos për ta transferuar.

Blutë e Londrës kërkojnë që ta rikthejnë sërish sulmuesin në Stamford Bridge dhe sipas mediave britanike, Roman Abramovich është gati të ofrojë 100 milionë euro në mënyrë që Inter ta lërë të lirë. Një shifër tepër e lartë që për momentin e vështirë financiar që po kalon klubi milanez do ta ndihmonte jo pak.


Shtuar 31.05.2021 15:04