Vazhdojnë lajmet e këqija për Xavi Hernandez. Barcelona ka raportuar këtë mesditë se Eric Garcia duhet t’i nënshtrohet një operacioni si pasojë e një dëmtimi në gishtin e madh të dorës së djathtë.
Operacioni do të bëhet ditën e nesërme nesër nga doktori Xavier Mir nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit katalanas.
Nuk dihet nëse futbollisti ka mbyllur sezonin, pasi gjithçka do të varet nga gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit pasi t’i nëntrohet operacionit.
Garcia ka qenë lojtar kryesor i katalanasve në repartin e mbrojtjes kur kanë munguar Pique ose Araujo. 21-vjeçari verën e kaluar ka rinovuar kontratë deri në qershor 2026, ndërsa këtë sezon ka marrë pjesë në 35 ndeshje.