Xavi: Po të shikosh telefonin tim duket sikur më ka vdekur një i afërm, të gjithë më ngushëllojnë

Xavi Hernandez është ende i bindur se Barcelona mund të konkurrojë për tituj këtë sezon, pavarësisht barazimit të Interit në Camp Nou dhe humbjës ndaj Real Madrid.

Barazimi i tyre me Interin do të thotë se ata janë afër eliminimit nga Champions League, ndërsa Reali me atë fitore është kthyer në krye të tabelës.

“Duhet të jem i sinqertë me tifozët tanë, me klubin. Mendoj se kemi ndërtuar një ekip për të fituar tituj. Vazhdoj të kem gjithë emocionet e botës pavarësisht se këtë javë ka pasur shumë kritika. Të gjithë po më inkurajojnë. Unë kam një celular që duket sikur më ka vdekur ndonjë i afërm pasi të gjithë më dërgojnë mesazhe ngushëlluese.

Nëse nuk ia dal, do të ketë pasoja, por jam i qetë. Mendoj se kemi skuadrën për të fituar tituj”, është shprehur Xavi./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.10.2022 17:11