Tronditet sporti shqiptar, futbollisti ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare (FOTO+EMRI)

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit, e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.

Në fund të tetorit, Erjon Morina, kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë. Më parë kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.

 


Shtuar 12.12.2024 11:12