Roma është rikthyer të fitojë një trofe europian pas 31 vitesh dhe këtë e ka bërë në Tiranë, ku arriti të mposhtë holandezët e Feyenoord, duke fituar kështu trofeun e parë të Conference League.
Tifozët romak ka kaluar një natë pa gjumë, ku një numër i konsiderueshëm pritën skuadrën në aeroport.
Avioni mbërriti me vonesë, madje në orën 4:45. Njëqind tifozë të Romës prisnin autobusin që mbërriti në orën 5:15. Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.
Por festa nuk mbaroi me kaq, pasi më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve. “Ky trofe është për ju, forca Roma!” foli kapiteni Pellegrini.
?Trigoria ?❤️
OOOOOOOOOOOOOOLÉ! ? pic.twitter.com/KzlHRCOWjB
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 26, 2022
Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.