Tri arsyet e forta pse Ronaldo mund të qëndrojë te Juve

Debati për të cilin të gjithë po flasin është largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Juventusi, por gjithashtu janë tri arsye të forta që sugjerohen që ai do qëndrojë.

Rikthimi te Real Madrid, Manchester United ose kalimi te PSG janë parë si alternativa, derisa edhe MLS dhe Inter Miami shihen si opsion.

Kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022 dhe fiton më shumë se 30 milionë euro për sezon, që është një pagë që jo shumë klube mund ta paguajnë gjatë pandemisë.

Tjetër problem janë taksat sepse në Itali punëtorët janë të gatshëm të paguajnë 100 mijë euro në taksat nga paratë që i fitojnë tjetër kund.

Kjo nënkupton që Ronaldo ndoshta do preferojë të qëndrojë në Itali dhe të mos paguajë shtesë.

Arsyeja e tretë pse Juventus do të dojë ta mbajë Ronaldon është faktori që ka sjellë në Torino, padyshim që i ka rritur fitimet.

Sipas “Tuttosport”, në sezonin e tij të parë, Juventus regjistroi 21.9 milionë euro në sponsore dhe reklama, ndërsa pastaj ky fitim shkoi në 44 milionë euro.

Edhe rrjeti social i Juventusit ka ‘eksploduar’ me Ronaldon si lojtar i tyre.

Shtuar 17.03.2021 07:03