Shifër rekord, ja sa persona nga Maqedonia gjatë vitit 2019 kanë fituar shtetësi në vendet anëtare të BE

Sipas të dhënave të “Eurostat”, më shumë se 706.000 persona kanë marrë shtetësi nga një nga vendet anëtare të BE-së dhe përafërsisht 1/10 është nga Ballkani Perëndimor.

Më së shumti shtetësi gjatë vitit 2019 kanë marrë nga Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Suedia ndërsa shumica janë nga Maroku, Shqipëria dhe Britania e Madhe.

Nga Ballkani Perëndimor më së shumti që kanë fituar shtetësi janë nga Shqipëria (41.703), më pas Serbia (10.297), Kosova (8.047), Maqedonia e Veriut (7.147) dhe Bosnja dhe Hercegovina (6.977).

Sipas Eurostat, qytetarët e Ballkanit Perëndimor më së shumti kanë aplikuar për shtetësi gjermane dhe italiane si dhe për shtetësitë franceze, spanjolle dhe suedeze./Telegrafi


Shtuar 17.03.2021 19:38

Tags: , ,