Transferimi i Haaland në një klub tjetër do të bënte që Raiola të fitonte një shifër të frikshme

Mino Raiola është një nga agjentët më të mirë në qarkullim, për mos të thënë më i miri, i cili ka si klientë shumicën e lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Një nga ata është edhe sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, i cili është një emër shumë i përfolur për merkaton e verës.

Ai ka shkëlqyer me klubin gjerman të Dortmund dhe tashmë është vënë në shënjestër nga shumë ekipe evropiane të cilat do të ishin të gatshme të paguanin atë.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy klubet në qendër të fjalisë për të transferuar bomberin norvegjez, por tashmë edhe Barcelona nuk mbetet pas.

Nga momenti që Haaland do të largohej nga dortmund në drejtimin e një ekipi tjetër, në xhepat e Raiolës do të kalonin jo pak por 50 milionë euro./h.ll/albeu.com

Shtuar 23.03.2022 12:27