Trajneri i Hungarisë flet para ndeshjes miqësore: Kosova luan futboll direkt, nuk do të eksperimentojmë

Hungaria dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshje miqësore të martën mbrëma me fillim nga ora 19:00 në Puskas Arena në kryeqytetin hungarez Budapest.

Për të dyja ekipet përfaqësuese do të jetë ndeshja e dytë miqësore në muajin mars, derisa është edhe përballje e parë mes vete.

Para kësaj përballje ka folur trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi duke thënë se do të bëjnë ndryshime nga ndeshja e kaluar me Turqinë, por nuk do të eksperimentojnë pasi do të jenë futbollistë në të cilët llogaritë për Euro 2024.

“Çdo gjë që bëjmë ka qëllim të caktuar. Ne nuk eksperimentojmë. Do të ketë ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë. Por do të jenë lojtarë në të cilët llogarisim për Kampionat Evropian”.

“Nuk do të provojmë elemente taktike apo formacione që nuk na shërbejnë për Kampionat Evropian. Synimi primar është përgatitja për turneun në Gjermani, ndërsa qëllimi afatgjatë është zhvillimi i mëtejmë”, ka trajneri italian Marco Rossi.

Trajneri italian u pyet nëse loja e Kosovës është e ngjashme me të Zvicrës duke marrë parasysh historinë e dy ekipeve përfaqësuese dhe lojtarët që Kosova ka të lindur dhe rritur në Zvicër.

“Janë në nivele të ndryshime dhe stili i tyre i lojës ndryshim. Loja e Zvicrës është më dominuese. Zviceranët e kanë posedimin e topit, shikojnë për hapësira, të cilat i fitojnë me driblim, duke fituar duelet”.

“Kosova në anën tjetër luan më shumë futboll direkt. Kështu që mund të flasim për dy ekipe të ndryshme përfaqësuese, sa i takon personalitetit dhe stilit të lojës”, ka deklaruar ndër të tjera Marco Rossi. /Telegrafi/


Shtuar 25.03.2024 17:45