Trajneri i Belgjikës tregon pse Hazard u kthye me herët në Madrid

Hazard zhvilloi 60 minuta në fitoren ndaj Estonisë, duke i ndihmuar Belgjikës të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Por, para ndeshjes së sotme ndaj Uells, sulmuesi është rikthyer te Real Madrid. Martinez zbuloi prapaskenat e këtij vendimi, duke thënë se ishte planifikuar.

“Plani ishte që nëse kualifikohemi për Kupën e Botës, Hazard do zhvillojë vetëm një ndeshje dhe ne e lejuam të luajë 60 minuta”.

“Tani, ai mund të koncentrohet te Real Madrid ku do këtë disa ndeshje radhazi”.

“Për të është e rëndësishme që të luajë te Real Madrid për të rikthyer ritmin e ndeshjeve, pra të luajë një ndeshje me ne ishte ideale që Hazard të gjejë një pjesë të ritmit”.

Ndërkohë, Hazard ka dështuar te Real Madrid deri me tani, ku është prapa Vinicius Junior dhe Rodrygo në zgjedhjet e Carlo Ancelottit.


Shtuar 16.11.2021 14:08