Tottenham synon mesfushorin e Juventus-it

Sipas Calciomercato, Tottenham po përgatit një ofertë serioze për gjigantët e Serisë A për të nënshkruar me Weston McKennie gjatë merkatos së janarit.

Antonio Conte është një admirues i lojtarit të ekipit kombëtar të meshkujve të Shteteve të Bashkuara për shkak të shkathtësisë së tij në mesfushë. Bosi italian gjithashtu nuk është shumë i dhënë pas Dele Alli, Harry WInks dhe Tanguy Ndombele, të cilët mund të ofrohen në marrëveshje në një përpjekje për të nënshkruar me McKennie dhe për të ulur çmimin.

Weston McKennie është përshtatur mirë me Juventusin që prej mbërritjes vitin e kaluar. Mesfushori ka bërë 64 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat dhe ka fituar titullin e Superkupës së Italisë 2020. Tani ai mund të ndryshojë skuadrën nëse të dy klubet arrijnë një marrëveshje në dy javët e ardhshme. / h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 15:52