Tottenham ka shkatërruar 5-1 Newcastle dhe ngjiten në vendin e 4 përkohësisht në pritje të ndeshjes së Arsenalit që luan nesër në transfertë ndaj Crystal Palace.
Edhe pse Schaar kaloi përpara Newcastle në 39’, ai gol duket se shërbeu vetëm sa për të nxehur Spursat që me pas u hodhën përpara duke përmbysur gjithçka.
Ben Davies pa mbaruar pjesa e parë barazoi ndërsa në të dytën 4 herë të tjera realizuan Doherty në 48’, Son-Min në 54’, Emerson në 64’ dhe Bergwijn në 83’ duke mbyllur një ndeshje delikate me fitoren 5-1.