Tottenham po e mendon dy herë të ardhmen e Mourinhos

Për shkak të rezultateve jo të mira, drejtuesit e Tottenham mendojnë të shkarkojnë nga detyra trajnerin Jose Mourinho.

Sipas mediave angleze, në kontratën e portugezit me klubin anglez ekziston një klauzolë që detyron klubin t’i paguajë Mourinhos 40 milionë Euro në rast të një shkarkimi para se të përfundojë kontrata.

Po sipas raportimit të mediave, kjo shifër do të pësonte ulje deri në 12 milionë Euro në rast se Tottenhami nuk kualifikohet në Champions ose në Europa League.


Shtuar 6.04.2021 14:34