Tottenham mposht me përmbysje Licesterin duke e lënë jashtë Championsit (VIDEO)

Tottenham ka shënuar fitore me rezultatin  2 – 4 ndaj Leicester Cityt.

Londinezët e panë veten dy herë në disavantazh, pas golave të shënuar nga Vardy me penallti në të dy rastet, barazoi fillimisht me kapitenin Kane, më pas me një autogol të portierit danez Schmeichel dhe në fund shënoi dy herë me uellsianin Gareth Bale.

Me këtë fitore Tottenham ia doli të sigurojë vendin e 7 të renditjes, që përkthehet në një vend në Conference League, ndërsa në Europa League do të garojnë Leicester dhe West Ham, me Arsenalin që pavarësisht fitores 2-0, mbetet jashtë Europës.


Shtuar 23.05.2021 19:07