Gara për kryesinë e PD, skualifikohen 3 kandidatë

Është mbledhur sot Kryesia e PD për të përcaktuar kandidatët e kreut të PD në zgjedhjet që do të mbahen në 13 qershor.

Mësohet se në filtrin për të qenë pjesë e garës nuk kanë arritur të kalojnë Admir Muja, Edmond Vrapi dhe Mirjan Jashanllari duke u përjashtuar kështu nga gara.

Ata janë skualifikuar për shkak të kritereve të vendosura.

Në këtë mbledhje mungon kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk është në këtë mbledhje, për shkak të konfliktit të interesit.

Basha ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të drejtuar mbledhjen.

vijon…


Shtuar 23.05.2021 19:06