Luis Suarez u tregua edhe një herë shpëtimtari i Atletico Madrid në La Liga, pasi shënoi një dopietë për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij ndaj Sociedat.
Pas ndeshjes uruguajani është pyetur edhe për “Topin e Artë” ku sulmuesi pa asnjë dyshim u shpreh se Leo Messi meriton ta fitojë.
“Unë mendoj se Leo meriton të jetë‘ Topi i Artë ’, sepse ai pati një vit spektakolar në nivel personal, edhe pse fitoi vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën. Ajo që ai ka bërë në nivel personal, duke qenë gjithashtu golashënuesi më i mirë dhe asistenti më i mirë i La Liga-s, duke fituar Kupën e Amerikës, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë dhe pasuesi më i mirë, e bën atë edhe më të merituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes. /albeu.com