Tolisso, një emër “big” falas tundon klubet e mëdha

Mes shumë lojtarëve të mëdhenj që po shkojnë drejt skadencës së kontratës është edhe mesfushori francez Corentin Tolisso. Francezi ka vendosur të mos rinovojë me Bayern-in, kontratën që i skadon në qershor dhe konkurenca për të firmosur me të sa vjen e shtohet.

Janë të shumta klubet me emër që synojnë shërbimet e Tolisso dhe pas Tottenham-it të Antonio Contes, garës i janë shtuar edhe dy klubet më të titulluara në Itali, Juventusi dhe Interi duke nisur një derbi Italie në merkato për Tolisso.

Si bardhezinjtë ashtu edhe zikaltrit do të provojnë ta afrojnë lojtarin që në janar duke i ofruar Bayernit një shifër të kënaqshme, me kampionët e Gjermanisë që mund të vendosin ta shesin lojtarin për të mos e humbur me parametër zero pas disa muajsh.


Shtuar 23.11.2021 10:01