Titullari i Teutës mban në “ankth” Martinin, në dyshim për sfidën me Laçin

Teuta ka vijuar dje pasdite përgatitjet për takimin ndaj Laçit. Tekniku Martini zhvilloi një seancë të karakterit taktik. Teuta do të ketë një dyshim në ndeshjen së dielës.

Trajneri Edi Martini duhet të presë deri në momentet e fundit për Erando Karabecin. Mesfushori mungon prej dy javësh, pasi ka dhimbje mesi, por këto ditë është stërvitur normalisht me ekipin.

Pjesa tjetër e grupit në gjendje optimale dhe në dispozicion të trajneri Martini, i cili pritet ta nisë këtë ndeshje me rreshtimin 3-5-2. Është një përballje ndaj një rivali direkt dhe Teutës i vlen vetëm fitorja.


Shtuar 9.04.2023 09:26