VIDEO/ Tirana mposht bindshëm Partizanin

Tirana ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në derbi, 3-0 përballë Partizanit duke rritur shpresat për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve.

Një ndeshje e nisur në mënyrë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, me shumë dyluftime në mesfushë, por bardheblutë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Jarmouni në minutën e 20-të.

Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë bardheblutë kanë fituar një 11-metërsh, i cili është kthyer në gol nga Jarmouni, që ka kompletuar dopietën personale në derbi.

Një tjetër 11-metërsh është kthyer në gol nga bardheblutë dhe pikërisht nga Ernest në minutën e 69-të. Partizani ka reaguar në një moment me Kekon, i cili ka shënuar nga distanca, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Është mbyllur 3-0 për Tiranën që siguron një fitore që jep shpresë për të mbijetuar në “Abissnet Superiore”. Bardheblutë janë ngjitur në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 47 pikë duke ndjerë nga afër rrezikun me emrin Elbasani që ka 46 pikë.

Tirana-Partizani 3-0

 

69’ Shënon Ernest me penallti (VIDEO)

41’ Shënon Jarmouni me penallti. (VIDEO)

19′ Jarmouni me kokë gjuan dhe shënon. (VIDEO)

Është mbyllur sfida në “Arena Kombëtare”, Tirana ka arritur një fitore të pastër në derbi, 3-0 përballë Partizanit.

88’ – Keko ka shënuar për Partizanin me një goditje të fuqishme nga distanca, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

81’- Vera zbret rrezikshëm nga e djathta e sulmit bardheblum por goditja e tij e fuqishme është pritur nga Hoxha.

74’ – Jarmouni lëshon një goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Partizanitm por hoxha tregohet i kujdesshëm.

71’ – Zeka provon edhe njëherë nga distanca me të majtën e tij, por Selmani pret pa probleme.

69′ – Goool! Tirana ka shënuar dhe golin e tretë përballë Partizanit. Ernest ka fituar një 11-metërsh dhe ka ekzekutuar saktësisht .

63’ – Zeka tenton me të majtën të rrezikojë portën e bardhebluve, por goditja e tij është mjaft e gabuar.

Nis pjesa e dytë…

Është mbyllur pjesa e parë në “Arena Kombëtare”, me Tiranën në avantazh të dyfishtë përballë Partizanit.

41’ – Goooool! Tirana ka dyfishuar shifrat përballë Partizanit. Ismaili ka prekur një top në zonë, Jarmouni është treguar i saktë nga pika e bardhë për të kompletuar dopietën.

37’ – Aksion i rrezikshëm i Partizanit, me Binstouka që shkëputet bukur nga e djathta e sulmit por në momentin e fundit gabon në pasim.

23’ – Partizani shfaqet rrezikshëm në zonën bardheblu, por krosimi i Buxhelajt nuk është shfrytëzuar nga sulmi.

19 ‘ – Goooool! Tirana ka kaluar në avantazh përballë Partizanit. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Ndreca është ndalur në shtyllë e më pas ka përfunduar te Jarmouni, i cili nuk fal, 1-0.

17’ – Rasti i parë i ndeshjes është për bardheblutë. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Soler në një pozicion të favorshëm ka goditur në mënyrë të gabuar.

1’ – Bardheblutë shkelmojnë të parët topin

Ka nisur sfida në “Arena Kombëtare” mes Tiranës dhe Partizanit në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore” që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH Sport…

TIRANA-PARTIZANI

Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko. Trajner: Skënder Gega


Shtuar 7.04.2025 23:00