Një tifoz i Newcastle i kërkoi Cristiano Ronaldos t’i bashkohej nga Manchester United me një pankartë.
Tifozeria e Newcastle shpreson për disa transferime të mëdha pas blerjes së ekipit prej 300 milionë funte nga Arabia Saudite.
Dhe një mbështetës ka synuar lart duke u përpjekur të bindë Ronaldon për në St James’ Park.
Tifozi mbajti një pankartë ku shkruhej: “Është pothuajse 2022 NUFC është klubi për ju”.
Ata madje kishin ngjitur një imazh të kapitenit të Portugalisë me fanellën e Newcastle.
As Ronaldo nuk mundi ta shpëtonte Unitedin te Newcastle, me golin e barazimit të Edison Cavanit që i shpëtoi një pikë./ h.ll/albeu.com