Tifozët e Liverpoolit kërkojnë yllin e Botërorit

Amerikani Tyler Adams është kapiteni më i ri i ekipit në këtë Botëror. Me të në krye, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë kaluar në play-off.

23-vjeçari luajti mirë kundër Uellsit, Anglisë dhe Iranit, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Liverpool-it, të cilët tani duan ta shohin Tyler-in në skuadrën e tyre..

✉️ Sam McBride: “Po çmendem duke menduar se Tyler Adams do të jetë një opsion i mrekullueshëm për Liverpoolin verën e ardhshme.”

✉️ Nick Emms: Tyler Adams do të ishte një blerje shumë e zgjuar për Liverpool-in. Një lojtar kaq i nënvlerësuar”.

✉️ Khalid: “Unë do ta çoja Tyler Adams në Liverpool.

✉️ Flower boy Flowz: “Kapiteni amerikan Tyler Adams ishte një nga lojtarët e mi të preferuar në turne. Është koha që Liverpool ta marrë atë”.

✉️ F9: “Unë do të merrja Tyler Adams në vend të Fabinhos në Liverpool. Një lojtar shumë i nënvlerësuar”.

✉️ Tezhogan: “Merre Tyler Adams, djali nuk ndalet, kujtoi Wijnaldum.” /G.D albeu.com/


Shtuar 30.11.2022 12:44