Mbrëmjen e djeshme Frankfurt fitoi titullin e Europa League pas një përballjeje me Rangers në finale, ku goditja e penalltive vendosi se cili do të ngrinte kupën.
Por e bukur e kësaj ndeshje ishin pamjet fantastike të cilët tifozët e klubit gjerman dhuruan në stadiumin e tyre, pasi dyert ishin hapur për të gjithë ata që nuk mundën dot të shkonin në Sevilla për ta ndjekur nga afër finalen.
50,000 Frankfurt fans inside their own stadium celebrating their team scoring in the Europa League final!
Incredible scenes ?
(via @Eintracht)pic.twitter.com/d3n0pJcUvS
— ESPN FC (@ESPNFC) May 18, 2022
Stadiumi u pushtua totalisht nga tifozët e Frankfurt, ku shihet qartë se asnjë centimetër i stadiumit nuk është i lirë.
Kanalet e mediave sociale të klubit gjerman shpërndanë një video se si ishte “Deutsche Bank Park” ndërsa ndeshja po luhej në “Estadio Sanchez Pizjuan” të Sevillas./ h.ll/albeu.com