Festë e madhe në Firence pas fitores së Violës ndaj Atalantës në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në gjysmëfinale, do të përballen me rivalët e mëdhenj të Juves. Ajo Juve që në merkaton e dimrit rrëmbeu Dushan Vlahovic, idhullin e vjetër të tifozëve të Fiorentinës.
Me bilbilin e trefishtë në qytet shpërtheu festa, me qindra tifozë që shkuan në Peretola për të mirëpritur skuadrën me mbërritjen e saj.
Një trazirë flamujsh, shalle, bomba tymi dhe pastaj shumë kore: “Kush nuk kërcen është bardh e zi”. Juve-Fiorentina tashmë ka filluar. /albeu.com/