Tifozët anglezë kanë filluar të ëndërrojnë për sukses në “Euro 2020”

Anglia është mbërthyer nga ethet e “Euro 2020” ndërsa futbollistët e përzgjedhësit Gareth Southgate po përgatiten të përballen me Danimarkën për një vend në finalen e një turneu të madh pas 55 vjetësh. Anglia do ta ketë të mërkurën mbrëma në “Wembley” përkrahjen e madhe, pasi shumica e tifozëve të pranishëm në stadium janë anglezë. E krahas tyre, Anglia do të ketë edhe miliona mbështetës të pasionuar që ndeshjen do ta përcjellin nga shtëpitë e tyre.

Skuadra e Southgatet e filloi turneun ngadalë, por me shpejtësi e ka marrë veten, duke mposhtur armiqtë e vjetër, Gjermaninë në 1/8 e finales përpara se të triumfojë bindshëm ndaj Ukrainës (4:0) në ndeshjen çerekfinale të luajtur në Romë. Gati 21 milionë njerëz u ulën në shtëpi për ndeshjen me Ukrainën, duke e bërë atë ngjarjen më të shikuar televizive të drejtpërdrejtë të vitit, por ky rekord ka gjasa të mëdha të thyhet kundër Danimarkës.

Pas duelit në Romë, Anglia është kthyer në shtëpi dhe nëse e mposht Danimarkën, atëherë edhe finalen do të mund ta luajë në “Wembley”. Besimi po rritet në një komb të lodhur nga pandemia e koronavirusit dhe të etur për sukses, ku ekipi i ri i Southgatet mund të japë lavdi për herë të parë që nga triumfi në Botërorin e vitit 1966. Makinat dhe shtëpitë janë zbukuruar me flamuj dhe kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se ka dhënë dritën jeshile që lokalet të qëndrojnë të hapura më vonë të dielën për t’u përgatitur për një finale të mundshme të Anglisë.

Johnson, i cili zbuloi një flamur të madh të Anglisë në “Doëning Street” para ndeshjes me Ukrainën, shkroi në Tëitter: “Ne jemi të gjithë prapa jush për gjysmëfinale, silleni në shtëpi”.

Astronauti britanik Tim Peake vlerësoi ekipin për paraqitjen fantastike në çerekfinale ndaj Ukrainës, duke shkruar: “Silleni gjysmëfinalen!”.

Një burrë e ka mbuluar shtëpinë e tij me 64 flamuj të Anglisë, me donacione që shkojnë për bamirësi.

“Ne jemi në një rrugë kryesore dhe ka shumë autobusë dhe njerëz që punojnë duke kaluar pranë shtëpisë dhe përgjigjja e tyre ka qenë e shkëlqyeshme. Të shumtë janë ata që brohorasin ‘hajde djem’”, tha Lee Johnson.

Qendërmbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, tha se lojtarët ishin të vetëdijshëm për rritjen e emocioneve në vend, ndërsa kërkonin të arrinin në një finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në historinë e Anglisë.

“Ne i shohim të gjitha dridhjet pozitive dhe videot që po qarkullojnë. Është një atmosferë e shkëlqyeshme të përfshihesh në të, dhe fitimi i ndeshjeve të futbollit e lejon këtë”, tha ai. “Ne jemi në këtë udhëtim së bashku. Lojtarët, stafi, tifozët, ne jemi të gjithë së bashku. Ne të gjithë duam të njëjtën gjë, të gjithë duam të fitojmë ndeshje futbolli dhe të shkojmë sa më larg që të mundemi”.

Maguire pranoi se Anglia mund të përfitojë nga avantazhi në shtëpi, me turma më të mëdha tifozësh të lejuara përsëri në “Wembley”, pasi rregullat e koronavirusit janë lehtësuar pavarësisht rritjes së infeksioneve. Lojtari i Manchester Unitedit tha se atmosfera në ndeshjen ndaj Gjermanisë ishte një nga më të mirat që ai kishte përjetuar, ku 40 mijë tifozë iu gëzuan fitores historike.

“Ne do të kemi edhe më shumë tifozë në stadium për ndeshjen gjysmëfinale. Do të jetë një atmosferë elektrike, do të jetë diçka fantastike. Tifozët po na përkrahin në këtë udhëtim dhe ne po e ndiejmë mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Dhe, kjo na motivon dhe obligon që të shkojmë drejt gjërave të mëdha, pra suksesit në Evropian”, pranoi Maguire.

Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, i cili arriti në gjysmëfinale të “Euro 1996” të luajtur në tokën angleze, e nxiti gjeneratën aktuale të lojtarëve që ta përdorin këtë atmosferë për të shkruar historinë e futbollit anglez.

“Duke pasur parasysh se i gjithë vendi po i përkrah, futbollistët kanë një mundësi unike për të bërë diçka madhështore. Ata duhet ta shijojnë dhe përdorin këtë atmosferë që është fantastike. I gjithë kombi po i mbështet në këtë turne të madh, të cilin mund ta fitojnë. Tani ekipi është kthyer në shtëpi dhe besoj se do të jetë gati për ta shfrytëzuar atmosferën dhe përkrahjen e madhe”, shkroi Shearer në kolumnen e tij në BBC.


Shtuar 6.07.2021 16:33