“Thumbimi” i Pogba, reagon Mourinho: Nuk më intereson fare se çfarë thotë ai

Poul Pogba dhe Jose Mourinho nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë te Manchester United, teksa asnjë nga të dy nuk e fshehu mospëlqimin. Së fundmi, mesfushori francez “thumboi’ Muurinhon edhe pse nuk ia përmendi emrin.

Ish-futbollisti i Juventus theksoi se Solskjaer nuk është një trajner që vendoset kundër lojtarëve të tij, por edhe nëse ka kritika mund t’i lej jaahtë për ndonjë ndeshje dhe jo t’i bëj të ndjehen të përjashtuar. Ndërkohë, i pyetur për këto fjalë nga mesfushori, Mourinho theksoi se nuk i interesonte fare çfarë thoshte ai.

“Do të më pëlqente të thoja se nuk më intereson fare çfarë thotë Pogba. Nuk më intereson, as nuk më intereson fare”, theksoi tekniku luzitan i Tottenham.


Shtuar 17.04.2021 16:30