Rama nxjerr mesazhin e të moshuarës në Gjirokastër: Nuk vij dot o xhan!

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme gjendet në Gjirokastër ku po mban takimin e radhës electoral për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fjala e Ramës:

Kur po vija këtu më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në moshë goxha të avancuar.

Më shkruante : Nuk vijn dot o xhan, po na ka sfiduar Luli. Më tha në telefon që do bëj 9 takime nga Tropoja në Sarandë. Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon ne me 9 ditë punë. Kështu janë ndarë.

Disa me punë dhe disa me sfida dhe llafe. Ajo që ka rëndësi është që në fund të një rrugëtimi që kemi bërë bashkë, unë jam këtu me të gjithë miqtë me kokën lartë.

Sepse pavarësisht se kemi pasur pothuajse katër vite të jashtëzakonshme, sot të gjitha qytetet e qarkut Gjirokastër janë shumë më mirë secc ishin katër vite më parë. /albeu.com/


Shtuar 17.04.2021 16:24