Thomas Tuchel, trajneri më i mirë i vitit

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit të kaluar.

Tuchel në garë për këtë trofe mposhti dy kandidatët e tjerë, Pep Guardiola dhe Roberto Mancini.

Pas vetëm katër muajve, në kreun e Chelseas, Tuchel arriti të fitonte Ligën e Kampionëve.

Shkaku i suksesit, me plotë meritë tekniku gjerman u shpall nga UEFA si trajneri më i mirë i vitit.


Shtuar 26.08.2021 19:27