Thirrje fyese ndaj Interit kur po festonin Scudetton, gjobiten katër lojtarë të Milanit dhe klubi

Milan është gjobitur bashkë me katër lojtarë për thirrje fyese ndaj Interit gjatë festës së fitores së kampionatit të Serie A.

Drejtësia sportive ka marrë këtë vendim sot duke sanksionuar klubin kampion, Theo Hernandez, Krunic, maignan dhe Tonali.

Krunic u dënua me 5000 euro gjobë, ndërsa Theo, Maignan dhe Tonali me nga 4000 euro gjobë. Klubi i Milanit u gjobit me një shumë prej 12,000 euro.

Katër lojtarët e Milanit kanë pranuar se kanë bërë gabim për thirrjet dhe shkrimet ofenduese në drejtim të klubit zikaltër./ h.ll/albeu.com