Zbardhen në gjykatë detajet e grabitjes së Donnarummas: Portieri u dhunua, ndërsa partnerja shtatzënë u sulmua

Një dëshmi e dhënë në gjykatë ka nxjerrë në dritë episode tronditëse nga grabitja e vitit 2023, kur Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij, Alessia Elefante, u sulmuan brenda apartamentit të tyre luksoz në Paris.

Të lidhura

None found

Çifti ndodhej në gjumë në banesën e vendosur në Avenue Montaigne, një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit francez, kur grabitësit hynë në apartament.

Sipas të dhënave të përfshira në dosjen gjyqësore, njëri prej autorëve iu afrua portierit italian, e zgjoi dhe e goditi në fytyrë. Më pas, duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi t’u dorëzonte sendet me vlerë.

Para goditjes, grabitësi i kishte thënë “Shshsh”, ndërsa më vonë i ishte drejtuar me fjalët: “Ora, ora!”.

Donnarumma u detyrua t’u tregonte vendndodhjen e orës së tij luksoze Audemars Piguet, e cila ishte lënë mbi tavolinën e dhomës së zhveshjes. Në total, vlera e sendeve të marra arrinte në qindra mijëra euro.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pasi u zgjua Alessia Elefante, e cila në atë periudhë ishte shtatzënë. Ajo u dha autorëve orën Cartier, bizhuteritë dhe rreth 2,000 euro cash.

Grabitësit nuk u mjaftuan me këto dhe kërkuan edhe kodin e kasafortës. Kur Elefante u shpjegoi se nuk e dinte kodin dhe se kasaforta nuk përmbante asgjë, ata reaguan me dhunë.

“Pasi thashë se nuk e dija kodin dhe se kasaforta ishte bosh, ata u zemëruan, duke menduar se po gënjeja. Më tërhoqën nga flokët dhe njëri prej tyre më goditi në kofshë. Edhe pse u thashë se isha shtatzënë, ata nuk u ndalën”, ka rrëfyer ajo.

Më pas, Donnarumma ua dha grabitësve kodin e kasafortës, por kontrolli i saj konfirmoi atë që kishte thënë partnerja e tij: brenda nuk kishte asgjë.

Pasi i dhunuan dhe i lidhën të dy, autorët u larguan me para, orë të shtrenjta, bizhuteri, çanta të markave të njohura dhe çelësat e automjeteve Mercedes dhe Lamborghini.

Hetimet zbuluan se hyrja në apartament ishte realizuar në një mënyrë të pazakontë. Autoritetet thanë se grabitësit kishin zbritur nga çatia e ndërtesës dhe më pas kishin hyrë me forcë në banesë.

Ngjarja e la çiftin të tronditur. Detajet e paraqitura në seancën gjyqësore dëshmojnë se bëhej fjalë për një grabitje të mirëorganizuar dhe jashtëzakonisht të dhunshme, e kryer në një nga lagjet më luksoze të Parisit.


Shtuar 12.09.2026 12:49

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel