Thomas Tuchel shpejt arriti të shkruaj një pjesë të historisë te Chelsea. Gjermani është bërë trajneri me startin më të mirë të “blutë e Londrës” pasi ka regjistruar ndeshjen e 13 pa humbje.
Felipe Scolari ishte trajneri i cili mbante këtë rekord dhe pas tij vinin Mourinho dhe Ancelotti.
Ekipi londinez arriti të mposhte pastër Atleticon e Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 në Champions League duke siguruar një vend në cerek finale.
Tuchel ende nuk e ka shijuar humbjen që kur mori drejtimin, pas shkarkimit të Frank Lampard në janar, duke fituar 9 ndeshje dhe barazauar 4 në të gjitha garat. /albeu.com/