Nga Tajlanda në Francë, gazeta “L’Equipe” ndoqi gjurmët e Jean-Francois Hernandez, ish-fubollist dhe babai i Lucas dhe Theo Hernandez, i cili është zhdukur 18 vite më parë.
Pas një periudhe të gjatë kërkimesh, gazeta, përmes dëshmive të familjarëve dhe miqve, rindërton historinë e tij gjatë periudhe që nuk është dëgjuar asgjë më për të.
“Nuk e di nëse babai im është ende gjallë apo jo”, është shprehur Lucas Hernandez në një intervistë në vitin 2019.
“Një ditë ai u largua dhe ne nuk dëgjuam më për të”, është shprehur më pas lojtari i Bayern Munich kohët e fundit.
Në vitin 2004, babai i tyre u zhduk.
“Ai është një person i mrekullueshëm, e kundërta e asaj që kam lexuar ose dëgjuar për të vitet e fundit. Ai është para së gjithash një person shumë i orientuar drejt familjes, i cili gjithmonë i donte fëmijët e tij”, tha trajneri aktual i PSG-së, Galtier.
“E vërteta për atë do të dalë një ditë në shesh. Për vite me radhë njerëzit kanë thënë gjithçka për të, duke i njollosur emrin pa thënë të vërtetën”, tha njëri prej kushërinjve të tij.
Ai luftoi për Lucasin dhe Theon
Sonia Moldes, ish-partnerja e Jean-Francois, tregon gjithashtu versionin e saj të asaj që ndodhi dhe pretendon se ai u përpoq të merrte kujdestarinë e dy vëllezërve që tashmë janë futbollistë me emër.
“Ne u përpoqëm të ziheshim me avokatët, por ishte ferr. I dëshpëruar, ai shkoi në Tajlandë. E di se ai u përpoq disa herë të fliste me ta nga atje, por ajo kurrë nuk ia kaloi fëmijët, ai hoqi dorë.
Ky është versioni që Lucas dhe Theo duhet të dinë. Ai i do ata më shumë se jetën e tij”.
Jean-Francois nuk mungon kurrë në një ndeshje të kombëtares së Francës. Lucas dhe Theo janë thirrur për Kupën e Botës në Katër.
“Ai i shikon i vetëm, sepse qan pothuajse nga fillimi deri në fund. Është shumë e vështirë për të”, thotë vajza e tij, Lauris Hernandez.
“E di që ai fshehtas shpreson se djemtë e tij do ta thërrasin një ditë. Ai i do aata shumë. Nuk mund ta imagjinoj sa i lumtur do të ishte nëse do të ndodhte”, përfundon ajo./ h.ll/albeu.com