Një numër qytetarësh janë mbledhur në Hagë pas shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe turma ka nisur marshimin drejt objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Të lidhura
None found
Policia holandeze ka shtuar forcat në zonë, ndërsa disa protestues, sipas raportimeve, janë ngjitur edhe mbi autobusë.
Qytetarët kanë shprehur revoltën ndaj vendimit dhe një pjesë e tyre janë përpjekur t’i afrohen ndërtesës së Gjykatës Speciale.
Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin incidente.
