Tensione para hotelit ku qëndron Djokovic, policia arreston dy persona

Pas lajmit se vendimi për pranimin apo refuzimin e vizës së Djokovic do të merret të hënën, tenisti numër 1 në botë do të qëndrojë i izoluar në hotelin Park në Melburn.

Së fundmi mësohet se atmosfera në afërsi të hotelit nuk është aspak e qetë. Cait Kelly, gazatare e The Guardian, raporton se dy persona janë arrestuar për protesta.

Nëpër ambientet e hotelit, një grup tifozësh serbë kërcejnë dhe këndojnë për të treguar mbështetjen e tyre për tenistin më të mirë të boës: “ Ne duam vëtëm Djokovic në Australian Open”. r.t/albeu.com


Shtuar 6.01.2022 13:17