Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur me shpresë se subjektet politike kanë arritur të gjejnë vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund krizës institucionale.
Të lidhura
None found
Para se të vazhdonte seanca konstituive e Kuvendit, Abrashi deklaroi se pikërisht kjo ishte arsyeja e ardhjes së tyre në Kuvend.
“Pikërisht për këtë kemi ardhur këtu. Mendoj se ndoshta është krijuar njëfarë vullneti për ta zgjidhur këtë krizë”, tha ai.
Duke folur për deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, Abrashi theksoi se qëndrimi i tyre tashmë është bërë i qartë dhe shprehu besimin se një deklaratë e tillë nuk do të përsëritet.
“Qëndrimin tonë për deklaratën e Simiqit e kemi bërë të ditur dhe besoj se ai nuk do ta përsërisë më”, u shpreh Abrashi.
