Cesc Fabregas, trajneri i Comos, ka folur me admirim për Barcelonën, të cilën e konsideron një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë.
Të lidhura
None found
Sipas ish-mesfushorit të klubit katalunas, Blaugranët dallohen për aftësinë që kanë për t’u përshtatur me rrjedhën e ndeshjeve dhe për të dalë nga situatat më të ndërlikuara.
“Barcelona është e frikshme! Ata janë të frikshëm, njeri. Gjithmonë gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Fabregas.
Spanjolli vlerësoi gjithashtu se ndryshimet e vazhdueshme taktike gjatë lojës i mundësojnë Barcelonës t’i vërë kundërshtarët në pozita të vështira.
“Barcelona të bën të dukesh keq, sepse është në gjendje të gjejë zgjidhje në çdo moment”, u shpreh ai.
Për Fabregasin, thellësia e organikës është një tjetër faktor që e shndërron ekipin katalunas në një kundërshtar kaq të rrezikshëm.
Pavarësisht ndryshimeve në formacion apo lojtarëve që aktivizohen nga stoli, cilësia e paraqitjes vazhdon të jetë në nivele shumë të larta.
“Nuk ka rëndësi se cili lojtar futet në fushë, niveli mbetet shumë i lartë”, shtoi trajneri i Comos.
Deklaratat e Fabregasit dëshmojnë respektin e tij të madh për Barcelonën, ndërsa njëkohësisht nënvizojnë vështirësitë me të cilat përballen skuadrat rivale ndaj ekipit katalunas.
