Ten Hag zbuloi “sekretin” e rikthimit të sezonit dhe atë që u tha lojtarëve pas pjesës së parë ndaj Aston Villas

Trajneri i Manchester United, Erik ten Haag, zbuloi për mediat se çfarë u tha lojtarëve të tij përpara përmbysjes së madhe kundër Aston Villas të martën mbrëma.

United i Ten Hag është nën shumë presion dhe në një seri rezultatesh të këqija, por gjithçka mund të ndryshojë pas një fitoreje ndaj Aston Villa në Boxing Day.

Përveç faktit që bëhet fjalë për fitore ndaj një rivali të madh për pjesën e epërme të tabelës dhe ndoshta një vend në Ligën e Kampionëve, mënyra më mbresëlënëse është mënyra se si e arriti United. Villa kryesoi 2-0 në Old Trafford, por në Djajtë e Kuq fituan me rikthim dramatik.

Një kthesë e mrekullueshme ndodhi në pjesën e dytë dhe shikuesve iu duk sikur dy skuadra krejtësisht të ndryshme dolën në fushë në Old Trafford në 45 minutat e dytë të lojës. Ndaj mediat angleze u interesuan se çfarë u tha Ten Hag futbollistëve të tij pas pjesës së parë, ku shkaktuan rikthimin e sezonit.

“Ne luajtëm mirë edhe në pjesën e parë, dhe pranuam dy gola nga situata ku humbëm fokusin. Në pjesën e parë u thashë lojtarëve të mi ‘Vazhdoni të besoni dhe bëni të njëjtën gjë që keni bërë. Në fakt, punoni edhe më shumë në pjesën e dytë. Ushtroni më shumë presion’. E patë se çfarë ndodhi kur ne ushtruam më shumë presion”, zbuloi fillimisht Ten Hag në Amazon Prime pas ndeshjes.

Ten Hag theksoi se skuadra e tij është konkurruese me Arsenalin dhe Liverpoolin këtë sezon dhe mund t’i mposht ata dhe të përfundojë përpara në tabelë.

“Beso që edhe kur humbet me dy gola, nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të vazhdosh të tregosh karakter dhe lojtarët e mi treguan se e kanë atë. Ishte një fitore e vërtetë ekipore”, përfundoi trajneri holandez.

Me këtë fitore, United u rikthye në Top 6 të Ligës Premier, por ende janë pesë pikë prapa vendit që të çon në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, Djajtë e Kuq kanën një ndeshje më shumë se Tottenham Hotspur dhe dy më shumë se Manchester City. /Telegrafi/


Shtuar 27.12.2023 11:03