Zbulohet oferta e Dinamos së Zagrebit për yllin e kombëtares

Në ditët e fundit, sipas mediave ruse, Dinamo e Zagrebit ka shfaqur një interesim për Mario Mitajn dhe i ka propozuar Lokomotivës së Moskës huazimin e mbrojtësit të majtë për 500 mijë euro dhe blerjen përfundimtare për 3 milionë euro në fund të sezonit. Por, klubi rus e ka refuzuar një gjë të tillë, pasi pretendon që ta shesë në shifrën e 7 milionë eurove Mitajn, pasi tre milionë i shpenzoi për të në verën e kaluar kur e bleu nga AEK-u i Athinës.


Shtuar 27.12.2023 11:07