Ten Hag nuk e përtyp dot humbjen e thellë, ndëshkon lojtarët e tij

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag detyroi lojtarët e tij të vraponin 13,8 kilometra pas humbjes së tyre me rezultatin 4-0 ndaj Brentford.

Distanca 13,8 kilometra, nuk u zgjodh rastësisht. Kjo duket se përfaqëson diferencën midis distancës së mbuluar nga Brentford dhe Manchester United gjatë gjithë ndeshjes së tyre. Brentford poshtëroi United të shtunën, kur “Djajtë e Kuq” bënë një nga ndeshjet e tyre ndoshta më të këqija deri më sot, dhe pjesa e parë ishte totalisht e humbur për ta.

Ten Hag thuhet se ka qenë i frustuuar në mungesën e vrapimit  në fushë. Lojtarët e Manchesterit vrapuan 95.6 km ndërsa Brentford 109.4 km.

Kështum tekniku holandez ndëshoki lojtarët e tij që të vraponin pas ndeshjes këtë diferencë./ h.ll/ablbeu.com


Shtuar 15.08.2022 12:40