Erik ten Hag foli sërish për çështjen e Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi nuk i është bashkuar skuadrës në turne në Azi dhe Australi për arsye personale dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën e tij te Manchester United.
Trajneri holandez tha: “Situata është e njëjtë si javën e kaluar. Unë preferoj të fokusohem te lojtarët që janë këtu dhe po bëjnë mirë. Mendoj vetëm për këtë dhe përmirësimin e gjërave. Unë jam duke e pritur atë dhe më pas do ta integrojmë në skuadër.”/ h.ll/albeu.com