Telenovela Mbappe duket se ka arritur në episodet e fundit. Pas refuzimit të Al Hilal, duket qartë se kampioni francez ka zgjedhur Real Madrid si destinacionin e radhës. Dhe, siç raporton “MARCA”, klubi spanjoll e ka ditur tashmë prej disa ditësh çmimin e vendosur nga klubi francez, tashmë të bindur për humbjen e yllit të tyre.
Është një shifër shumë afër 250 milionë euro, një shumë që “Los Blancos” e konsiderojnë të lartë dhe se nuk janë të gatshëm ta paguajnë, duke qenë se Mbappe mund të lirohet me zero brenda një viti.
Këshut, nëna e lojtarit, do të përpiqet të bindë Luis Campos dhe Al Khelaifi që të ulin pretendimet e tyre. Ndjesia është se ka ardhur fundi i kësaj historie. Gjithçka është në dorë të Realit, i cili mund të vendosë të nënshkruajë menjëherë me MBappe ose ta shtyjë transferimin për sezonin e ardhshëm.
PSG nuk mund të rrezikojë të humbasë një lojtar kaq të rëndësishëm në zero dhe ka paguar 180 milionë euro në vitin 2018. Edhe pse ata nuk ta pranojnë, shitja është zgjidhja më e mirë për të gjithë.