Pas një nisje spektakole në fillim të sezonit, tani te Reali kanë filluar telashet.
Mediat në Spanjë kanë kanë zbuluar problemet e vërtat të Los Blancos.
Në emisionin “El Chiringuito”u fol se në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit kanë nisur të fajësojnë djalin e trajnerit të Realit, Davide Ançelotti si shkaktar i të gjithë rrëmujës së krijuar në ditët e fundit në Madrid.
Lojtarët e Realit bëjnë përgjegjës Daviden, i cili ka influencuar shumë në zgjedhjet e çuditshme të bëra nga Ançeloti në formacionin e ekipit duke nisur nga takimi me Vijarealin (0-0) dhe më pas humbjet me Sherifin e Tiraspolit (1-2) dhe Espanjolin (1-2).
“Po kush është Davide Ançelotti?
Ai e ka nisur aventurën e tij në futboll te PSG-ja si përgatitës fizik duke u bërë më pas pjesë e stafit teknik të Karlo Ançelotit te Bajerni i Mynihut dhe më pas trajner i dytë te Napoli. Tek Evertoni ai u bë ndihmësi i parë më i ri në Premier vetëm 30 vjeç.
Pikërisht gjatë një interviste të dhënë për “Liverpool Echo” ai deklaronte: “Detyra e trajnerit të dytë është të sfidojë të parin dhe të dalë me propozimet e tij”. Ndoshta me këtë shpjegohet dhe fakti se ai “akuzohet” në Madrid se po ndikon në zgjedhjet e trajnerit baba Karlo Ançeloti. Në Madrid te Reali ai është krahu i djathtë i Karletos, por në rast se gjërat nuk shkojnë mirë në Madrid mund të jetë pikërisht Davide që mund t’i bëjë “gropën” babait të tij. /albeu.com/